Policia e arreston edhe një të dyshuar për rastin “Brezovica”
Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person për rastin “Brezovica”.
I dyshuari është arrestuar nën dyshimet për dhënie të ryshfetit dhe ushtrim i ndikimit.
Ai është dërguar në mbajtje.
“DHËNJE E RYSHFETIT & USHTRIM I NDIKIMIT/Brezovicë, Shtërpcë, Viti 2016. Në lidhje me rastin më 05.10.2022 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Në aksionin e fundit të rastit “Brezovica 6” mbetën të arrestuar 7 persona.
