Policia deklarohet për raportimet se serbë të armatosur hynë në Kosovë: Janë patrullime të KFOR-it me autoritetet policore serbe - NACIONALE

Policia deklarohet për raportimet se serbë të armatosur hynë në Kosovë: Janë patrullime të KFOR-it me autoritetet policore serbe

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Është raportuar në media që disa ushtarë serbë janë parë duke kaluar kufirin e Kosovës në zonën kufitare në fshatin Bervenik të komunës së Podujevës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për Gazetën Nacionale se bëhet fjalë për patrullime të përbashkëta qe KFOR-i i bënë me kontingjente të caktuara, duke realizuar me autoritete policore serbe, ashtu siç realizon edhe me Policinë e Kosovës.

“Lidhur me informacionin e publikuar në disa media/portale, ku thuhej se një qytetar ka parë forcat serbe se kanë hyrë në territorin e Kosovës diku në zonën kufitare, në fshatin Bervenik të komunës së Podujevës, Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarrë veprime konkrete duke trajtuar këtë informacion. Bazuar në informacionet zyrtare bëhet fjalë për patrullime të përbashkëta, që KFOR me kontingjente të caktuara, realizon me autoritet policore serbe, ashtu siç realizon edhe patrullime të përbashkëta me njësitet relevante të Policisë së Kosovës.” – ka thënë Kelani.

Ai tutje ka shtuar se PK është duke vazhduar patrullimet policore në ruajtje të rendit kushtetues.

Policia e Kosovës me njësitet relevante, përfshirë ato kufitare vazhdon patrullimet policore në ruajtje të rendit kushtetues, ofrim të sigurisë dhe parandalim të krimit trans kufitar.” – ka thënë Kelani ndër të tjera për gazetën.

Lajme të ngjashme