Policia britanike në kërkim të një burri të armatosur me heshtë, dyshohet se vrau tri gra
Policia britanike të mërkurën u vu në kërkim të një burri që besohet se është i armatosur me heshtë, pasi tri gra u vranë në një shtëpi afër Londrës.
Policia në Hertfordshire tha se Kyle Clifford, 26 vjeç, po kërkohet nën dyshimin se e ka kryer vrasjen e trefishtë, raporton “ABC News”.
Policia tha se tri gratë, që kishin lidhje afërsie mes vete, u gjetën të lënduara seriozisht në një shtëpi në Bushey, në veriperëndim të Londrës, të martën në mbrëmje.
Ekipet policore dhe mjekësore u munduan t’i shpëtonin gratë, por ato u shpallën të vdekura në vendin e ngjarjes.
Policia nuk tregoi nëse i dyshuari kishte ndonjë lidhje me viktimat.