Policia australiane gjen dy trupa gjatë kërkimit të çiftit të zhdukur nga Sydney - NACIONALE

Policia australiane gjen dy trupa gjatë kërkimit të çiftit të zhdukur nga Sydney

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia në Australi ka thënë se dy trupa janë gjetur gjatë kërkimit për çiftin e zhdukur nga Sydney, Jesse Baird dhe Luke Davies.

“Kemi shumë besim që i kemi lokalizuar Luke-n dhe Jesse-n” – tha komisionarja e Policisë së Uellsit të Ri Jugor, Karen Webb, raporton televizioni BBC.

Beaumont Lamarre-Condon, oficer policor që dikur kishte pasur takime romantike me prezantuesin televiziv Baird, është ngarkuar me akuzën për vrasje.

Trupat u gjetën në një pronë rurale në qytezën Bungonia.

Policia tha se pas refuzimit fillestar për të bashkëpunuar në hetim, Lamarre-Condon në fund tregoi se ku ndodheshin të dy trupat të martën në mëngjes.

I akuzuari, i cili u paraqit në gjykatë të premten dhe të cilit i është refuzuar lirimi me kusht, nuk i ka komentuar akuzat kundër tij.

Gazeta Nacionale të shtunën raportoi për akuzat ndaj policit Lamarre-Condon.

Lajme të ngjashme