Policia arreston një person të dyshuar për “Mashtrim në prokurimin publik” në Gjilan - NACIONALE

Policia arreston një person të dyshuar për “Mashtrim në prokurimin publik” në Gjilan

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka finalizuar një hetim disa mujor që lidhet me dyshime për parregullsi në një procedurë të prokurimit publik në rajonin e Gjilanit.

Hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Gjilan, duke siguruar prova relevante që, sipas policisë, tregojnë se një operator ekonomik ka paraqitur dokumentacion të kundërligjshëm dhe të pasaktë me qëllim përfitimi.

Bazuar në provat e mbledhura, është krijuar dyshimi i arsyeshëm për kryerjen e veprës penale “Mashtrim në prokurimin publik”. I dyshuari është intervistuar në prani të mbrojtësit të tij, ndërsa prokurori i rastit ka lëshuar vendim për ndalimin e tij për 48 orë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë në përputhje me procedurat ligjore dhe ka ripërsëritur zotimin për luftimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit.

Lajme të ngjashme