Policia arreston një person për deklarim të rremë nën betim - NACIONALE

Policia arreston një person për deklarim të rremë nën betim

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Në qershor të këtij viti, një qytetar kishte raportuar në Polici se disa persona po i kërkonin ryshfet për bartjen e aksioneve që ai kishte në pronësi, të cilat i kishte blerë nga bashkëaksionarët e ti

Por, Policia e Kosovës ka njoftuar se pas zhvillimit të hetimeve ka rezultuar se ky raportim nuk ka qenë i saktë. Sipas policisë, dëshmitë e mbledhura gjatë hetimit tregojnë se personi që e kishte paraqitur rastin dyshohet se ka dhënë deklarim të rremë.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në koordinim me prokurorin kompetent, ka ndërmarrë veprime hetimore, pas të cilave është konstatuar dyshimi për veprën penale “Deklarimi i rremë nën betim”.

“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në qershor të vitit 2025 nga një person mashkull kosovar në cilësi të ankuesit, kishte pranuar informacion se disa persona zyrtarë janë duke i kërkuar ryshfet me qëllim të bartjes së aksioneve në pronësinë e tij, pasi ky i fundit i kishte blerë nga bashkë aksionarët e tij”.

“Lidhur me rastin, Policia e Kosovës në koordinim dhe me autorizim të prokurorit kompetent, ka ndërmarrë veprime hetimore gjatë të cilave janë siguruar dëshmi nga të cilat rezulton se personi i lartcekur dyshohet se ka deklaruar rrejshëm. Me këto veprime, i dyshuari mashkull kosovar ka konsumuar veprën penale “Deklarimi i rremë nën betim”, për çka i njëjti me datën 22.12.2025 është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i njëjti është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë

Lajme të ngjashme