Policia arreston një burrë në Ferizaj pasi rrahu tre fëmijët e tij
Policia e Kosovës ka arrestuar sot një 51 vjeçar me inicialet M.G, pasi që i njëjti dyshohet për dhunë në familje dhe lëndim trupor.
Policia përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se 51 vjeçari pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht djalin e tij 24 vjeçar dhe dy vajzat e tij të moshës 23 e 21 vjeçare.
Të nëjtit, janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje dhe lëndim trupor”.”, thuhet në komunikatë.