Policia arreston dy të dyshuar për sulm seksual ndaj një gruaje, e futën me forcë në veturë - NACIONALE

Policia arreston dy të dyshuar për sulm seksual ndaj një gruaje, e futën me forcë në veturë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka arrestuar dy persona të dyshuar për sulm seksual ndaj një gruaje.

“Arrestimi i të dyshuarve:- A. G, mashkull 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe – B. G, mashkull 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka ardhur si rezultat i një pune të shkëlqyer hetimore të cilën specialist për hetimin e krimit e kanë bërë në rastin e denoncuar me datën 28.08.2022”, thuhet në njoftim.

KOMUNIKATA:

Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën sulm seksual
Sot nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për sulm seksual.
Arrestimi i të dyshuarve:
- A. G, mashkull 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
- B. G, mashkull 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
ka ardhur si rezultat i një pune të shkëlqyer hetimore të cilën specialist për hetimin e krimit e kanë bërë në rastin e denoncuar me datën 28.08.2022.
Pas arrestimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit, ndaj dy personave u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për t'u proceduar më tej pas kompletimit të veprimeve të nevojshme.

Lajme të ngjashme