Policia arreston dy persona në Kaçanik, sulmuan me mjete të forta një të mitur - NACIONALE

Policia arreston dy persona në Kaçanik, sulmuan me mjete të forta një të mitur

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar dy persona në Kaçanik.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është thënë se arrestimi ka ndodhur pasi të njëjtit kanë sulmuar një të mitur me mjete të forta.

Sipas policisë, viktimës i janë shkaktuar lëndime në kokë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri i moshës se mitur, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta viktimën e moshës se mitur, të cilit i kanë shkaktuar lëndime në kokë. Viktima është dërguar ne QKMF Kaçanik për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, është thënë në raportin 24 orësh të Policisë.

Lajme të ngjashme