Policia arreston dy persona dhe sekuestron substanca narkotike të llojit heroinë dhe kokainë - NACIONALE

Policia arreston dy persona dhe sekuestron substanca narkotike të llojit heroinë dhe kokainë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar substanca narkotike të llojit heroinë dhe kokainë.

Sipas policisë, bëhet fjalë për dy raste të ndara.

Policia ka treguar se rasti i parë ka ndodhur në Prishtinë, derisa personi i arrestuar është shtetas maqedonas.

Të njëjtit, sipas policisë, i janë gjetur gjashtë paketime me substancë narkotike me vlerë rreth 150,000 euro.

Lidhur me rastin në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe këto dëshmi tjera materiale: 2 telefon celularë, një veturë, 4305 denarë të Maqedonisë Veriore. Të gjitha veprimet e ndërmarra dhe dëshmitë e gjetura të sekuestruara janë kryer me autorizimin e prokurorit kujdestar. Personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalohet për 48 orë, kurse dy personat e tjerë janë në kërkim policor.”, thuhet në njoftim.

Rasti i dytë, ka ndodhur në Ferizaj, ku gjatë kontrollit të një veture me targa të huaja janë gjetur një sasi e substancës narkotike kokainë.

Policia ka treguar se ka kontrolluar edhe shtëpinë e të dyshuarit por nuk ka pasur asgjë të dyshimit.

Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë të përgjithshme 38.62 gramë, vlera e substancës së dyshuar narkotike vlerësohet të jetë rreth 3500 euro. para në monedhë letre 50 euro dhe 1500 kruna suedeze. Lidhur me rastin, për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit i dyshuari pas intervistimit ndalohet për 48 orë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të ngjashme