Policia amerikane arreston një të dyshuar për vrasjen e katër myslimanëve
Policia në qytetin Albuquerque të Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se e ka arrestuar të dyshuarin kryesor për vrasjen e katër burrave myslimanë.
Muhammed Syed, 51 vjeç, u ndalua të hënën dhe akuzohet për vrasjen e dy burrave. Policia tha se disa armë zjarri janë gjetur në shtëpinë e tij.
Policia gjithashtu tha se është duke punuar me hetuesit që afganin ta akuzojë edhe për vrasjen e dy burrave të tjerë.
Vdekjet ndodhën gjatë nëntë muajve të kaluar, ndërsa tri prej tyre në dy javët e fundit. Hetuesit thonë se sulmet mund të jenë të motivuara nga konflikti personal.
Në deklaratën për medie, policia tha se “detektivët zbuluan dëshmi që tregon se shkelësi i njihte viktimat deri diku dhe një konflikt ndërpersonal mund të ketë çuar te të shtënat”.