Polici në veri goditet nga vetura të cilën deshi ta ndalojë, gjuan me armë zjarri si kundërpërgjigje
Në përpjekje për të ndalë një veturë në të cilën dyshohej se kishte narkotik, një polic në Suhodoll të mitrovicës së Veriut është goditur sot nga vetura e njëjtë.
Në këtë rast, policia është detyruar të shtëjë me armë zjarri, por nuk ka të lënduar.
Kjo është konfirmuar për Nacionalen nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.
“Rreth ores 12 e 40 në Suhodoll derisa policia kishte bërë përpjekje për të ndaluar një veturë e cila dyshohej se kishte narkotik, i njëjti e ka godit me veturë policin i cili ishte në këmbë e poashtu edhe veturën e policisë. Në përpjekje për të larguar sulmin nga vetja, policia ka shtënë me armë zjarri por nuk ka të lënduar. Personi i dyshimt ka lënë veturën në vend të ngjarjes dhe ka ik në këmbë.” – ka thënë ai.
Elshani tutje i ka thënë Nacionales se policia ka informacione mbi të dyshuarin dhe beson që rasti ka të bëjë me marihuanë.
“Policia ende është në vend të ngjarjes dhe po merret me rastin.” – ka deklaruar ai.