Podujevë: Një person vdes dhe një plagoset pas një gjuajtje me armë, rrethanat ende të paqarta
Një person ka ndërruar jetë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas një gjuajtje me armë zjarri në Podujevë.
Ky informacion është konfirmuar për Klan Kosovën nga zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 12:30 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë,” – tha mes tjerash ai.
Zëdhënësi tutje ka informuar se nga mjekët emergjentë është konfirmuar se një person ishte pa shenja jete dhe një tjetër mbeti i plagosur.
“Aktualisht policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime tjera operativo-hetimore me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve,” – vijon tutje përgjigja.