Podujevë: Arrestohet një person që sulmoi fizikisht të dashurën e vet, dhe e kërcënoi se “do t’i postojë foton” - NACIONALE

Podujevë: Arrestohet një person që sulmoi fizikisht të dashurën e vet, dhe e kërcënoi se “do t’i postojë foton”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në raporitn njëzet e katër orësh të Policisë së Kosovës njoftohet se në Podujevë është arrestuar një person i cili sulmoi fizikisht të dashurën e vet dhe e kanosi me kërcënime se “do t’i postojë foton” po qe se e denoncon në policië.

· Podujevë / 22.02.2025-15:00. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën f/k-të dashurën e tij dhe të njëjtën e ka kanosur se do ti poston fotot e saj, nëse rastin e denoncon në polici. Viktima për shkak të lëndimeve, pasi ka pranuar tretman mjekësor, është kthyer tek prindërit e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme