“Po raportoni zi”: Gazetari i Nacionales për 4 minuta ia shpjegon deputetit të VV-së fjalën “linçim”
Gazetari i Nacionales, Mirlind Behluli në videon e fundit të publikuar flet mbi deklaratat e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj raportimit të Nacionales, duke pretenduar se “po raportojmë veç zi”.
Arbër Rexhaj derisa po intervistohej nga gazetarja e Nacionales, Anita Nikaj, pretendoi se mediumi e linçon kryeministrin Kurti dhe partinë e tij.
Në videon e publikuar të premten, gazetari Behluli për katër minuta ia shpjegon deputetit Rexhaj se çfarë nënkupton fjala “linçim”.
“Gjuha konteksti dhe termet e përdorura nga deputeti i VV-së janë tragjike, por edhe komike, por edhe të rrezikshme. Ai duket se nuk e kupton termin “lincim”. Sipas fjalorit të gjuhës shipe termi “linçim” ka kuptim me e djeg dikë, pa ia bërë gjyqin.” – ka thënë ai.
Gazetari Behluli tutje tregon se mediat nuk mund të linçojnë, pasi s’e kanë aftësinë dhe resurset si partitë politike, lëvizjet fetare apo grupe të tjera të organizuara.
“Mediat, përfshirë Nacionale nuk e kanë mundësinë e turmës, ne raportojmë mbi fakte, kur qeveriset mirë ne lavdërojmë, kur qeveriset keq ne kritikojmë. Po raportoni veç zi – Është maksima e një mendje autoritare, diktature në mendim për ta shtypur kritikën.” – thotë Behluli.
Videon e plotë, mund ta ndiqni më poshtë: