“Po na shani”: VV-ja e lëshon seancën për kontratat njëburimore, opozita i brohoret
Lëvizja Vetëvendosje e ka lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohej për kontratat njëburimore.
Shefja e grupit parlamentar, Mimoza Kusari Lila tha se po shahen e ofendohen nga opozita se janë “hajna, shpifës dhe të korruptuar”.
“Edhe sikur kjo seancë të kishte ndonjë kuptim, tashmë e humbi krejt. Prej fillimisht kur e kanë vendos kërkesën e deri te debate, fyrjet e ofendimet, prej foltores, deputetja që e ka nënshkru ftesën për seanca, na shajti hajna, shpifsa, të korruptum, nëse jemi krejt ato, atëherë ky institucion nuk është vendi, dijnë ku kanë me i dërgu faktet. Ktu kur po paraqiten faktet nuk po u pëlqejnë…nëse s’dojnë me u ballafequ me fakte, na mu shty këtu cili po shahet më shumë nuk jemi.” – u shpreh ajo.
Kështu, tutje Kusari Lila deklaroi: “Në emër të GP VV, deklaroj që ne e lëshojmë këtë seancë, dhe nuk kemi arsye me vazhdu…”.
Kjo u pasua me brohorima të shumta nga partitë opozitare.