“Po mbetet pa pushtet”, Kajtazi: Osmani po tutet nga takimi i Kurtit me Krasniqin - NACIONALE

“Po mbetet pa pushtet”, Kajtazi: Osmani po tutet nga takimi i Kurtit me Krasniqin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar përplasjen në mes të Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit.

Ai ka vlerësuar se kundërshtimet e Osmanit ndaj Qeverisë nuk janë parimore.

Sipas tij, ajo është duke u frikësuar nga takimi i kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kajtazi ka shkruar se Osmani është duke i frikësuar nga humbja e pushtetit që aktualisht ka.

“Mos mendoni qe Vjosa Osmani po ben diference me Albin Kurtin. Ajo, thjeshte po tutet qe helbete Albin Kurti u afru me Memli Krasniqin e ajo po mbetet pa pushtet. Presidentja e ka prej tute e jo prej parimeve!”, ka shkruar Kajtazi.

Lajme të ngjashme