“Po i bëni favore Vuçiqit”: Akuzat monstruoze të Bashës ndaj Bordit të KPM-së, i akuzon se “janë të kalbur”
Dimal Basha, deputet i VV-së, ka pasur akuza të ashpra në drejtim të anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Media, të cilët i ka votuar vetë VV-ja.
Duke diskutuar në Komisionin për Administratë Publike të Kuvendit të Kosovës, Basha ka hedhur dyshime se KPM-ja ka rënë në lajthitje.
Duke kometuar rikthimin e kanaleve të “Arena”-s, që është kompani serbe, Basha ka akuzuar Bordin e KPM-së për favore ndaj Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë.
“Ky është një gabim trashanik. Kisha dashtë me dëgju qysh jeni bindë ju, sepse rrethanat nuk kanë ndryshuar. Serbia vazhdon me na terrorizu…Interesin e qytetarit po e mbron duke i bë favore një platforme të Serbisë. Unë mendoj që nuk e bideni ndonjë qytetar që duke i bë favor Vuçiqit e mbroni qytetarin e Republikës.” – tha ai.
“Unë kam bërë thirrje prokurorisë për hetim, nuk mendoj që krejt këtu janë të përfshirë, dikush këtu është i kalbur” – shtoi Basha.