“Po e marr si trofe”: Gazetari kosovar e fut në xhep lapsin që e harroi Scholzi, qeshin mysafirët në studio - NACIONALE

“Po e marr si trofe”: Gazetari kosovar e fut në xhep lapsin që e harroi Scholzi, qeshin mysafirët në studio

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari dhe moderatori i Kanal 10, Kushtrim Sadiku, me orë të tëra ka qenë në transmetim në ekran dje gjatë ditës, duke i përcjellur zhvillimet në Bruksel.

Duke shpjeguar vendin ku u takuan ndaras kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq me liderët evropianë, z. Sadiku është ulur në karriken e kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz.

E në atë vend, duket se Scholzi e ka harruar një laps, të cilin e gjeti moderatori Sadiku.

“Unë po e marr si trofe këtë stilolapsin në këto momente, sepse e paskan lënë, qenka braktisur. Nuk është se është ndonjë shqetësim, besoj ma konfirmon më tutje pa asnjë diskutim edhe kameramani.” – deklaroi z. Sadiku, teksa shihet duke e vendosur lapsin në xhepin e tij.

Lajme të ngjashme