Po bënin gara me vetura në Gjakovë, policia i dënon dy shoferë me 500 euro gjobë, 5 pikë negative dhe 1 vjet ndalim vozitje - NACIONALE

Po bënin gara me vetura në Gjakovë, policia i dënon dy shoferë me 500 euro gjobë, 5 pikë negative dhe 1 vjet ndalim vozitje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka ndalur dy automjete në rrugën “Adem Jashari” në Gjakovë, të cilët po bënin gara të shpejtësisë.

PK bazuar në ligjin për trafikun rrugore, ngasësve ju është shqiptuar gjobë në vlerë 500 euro, pesë pikë negative dhe ndalim i drejtimit të makinës për një vit.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka identifikuar dhe ndalur dy automjete në rrugën "Adem Jashari” në Gjakovë, ngasësit e të cilave bënin gara shpejtësie. Këtyre ngasësve, bazuar në ligjin për trafikun rrugor, ju është shqiptuar gjobë në vlerë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) negative dhe ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) muaj.” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme