“Plumbat vinin si kokrra kollomoqi”: Rrëfimi i dëshmitares për sulmin mbi familjen e Adem Jasharit
Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, familja e Adem e Hamëz Jasharit luftuan në Prekaz kundër policëve të Serbisë.
Gazeta “Bujku”, që atëbote ishte më e madhja në Kosovë, e kishte mbuluar gjerësisht për disa ditë sulmin e Serbisë mbi Prekaz.
Në numrin e 8 marsit të vitit 1998, “Bujku” e kishte intervistuar një dëshmitare. Në dëshminë e saj, ajo kishte deklaruar e tmerruar për madhësinë e sulmit në Prekaz.
“Mbaj mend edhe luftën e kaluar, por asnjëherë nuk mbaj mend këso lufte. Gjatë tërë ditës nëpër oborr fishëkllonin plumbat dhe shembeshin mbi muret e kullave sit ë ishin kokrra kollomoqi” – thoshte kjo dëshmitare.
