Platforma ‘Liria ka emër’ dënon vandalizmin ndaj obeliskut pranë Biblotekës Kombëtare
Platrofrma Liria ka emër ka bërë të ditur se një kat vandal ka ndodhur pranë Bibloktës kombëtare ndaj obeliskut ‘Liria ka emër’.
“Ky obelisk është shenjuesi që përkujton e nderon sakrificën e dëshmorëve dhe rrugën e popullit tonë drejt lirisë. Andaj ky veprim është një fyerje e rëndë ndaj kujtesës sonë historike kolektive dhe përpjekjeve të brezave që kanë dhënë gjithçka për dinjitetin, lirinë dhe të ardhmen e vendit.
U bëjmë thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin veprimet e menjëhershme për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të këtij akti të papranueshëm” – thuhet ndër të tjera në reagim.
E plotë:
Platforma LIRIA KA EMËR shpreh shqetësimin dhe dënon ashpër aktin e vandalizmit ndaj obeliskut “Liria ka emër” pranë Bibliotekës Kombëtare brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës.
Ky obelisk është shenjuesi që përkujton e nderon sakrificën e dëshmorëve dhe rrugën e popullit tonë drejt lirisë. Andaj ky veprim është një fyerje e rëndë ndaj kujtesës sonë historike kolektive dhe përpjekjeve të brezave që kanë dhënë gjithçka për dinjitetin, lirinë dhe të ardhmen e vendit.
U bëjmë thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin veprimet e menjëhershme për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të këtij akti të papranueshëm.
Veprime të tilla nuk guxojnë të mbeten pa përgjegjësi.