Plagosja e mbrëmshme në rrugën “Feriz Guri” në Prishtinë, policia jep detaje - NACIONALE

Plagosja e mbrëmshme në rrugën “Feriz Guri” në Prishtinë, policia jep detaje

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dhënë disa detaje në lidhje me plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë, e cila ka ndodhur në rrugën “Feriz Guri”.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka treguar se nga të shtënat me armë zjarri një person ka mbetur i plagosur.

“Mbrëmë rreth orës 23:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Feriz Guri’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë vend është i lënduar një person, që dyshohet nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke ndërmarrë veprime të mëtejme hetimore”, thuhet në konfirmim.

Lajme të ngjashme