Plagoset një shtetas i Shqipërisë në Gjakovë
Një shtetas shqiptar është plagosur në fshatin Nec të Gjakovës, por është jashtë rrezikut për jetën, raporton Klan Kosova.
Ai ka deklaruar për autoritetet se dy individë, të cilët i kërkuan ndihmë me arsyetimin se kishin problem me automjetin, e sulmuan më pas.
Pas ndihmës së kërkuar, të dyshuarit e goditën me shufra metalike dhe më pas e plagosën me armë zjarri.