Plagoset një person në Prishtinë, policia jep hollësi
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është plagosur me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje që e ka pasur me një të dyshuar mbrëmë, pas mesnatës.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Memo Mato” në Prishtinë, të enjten rreth orës 03:35. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja.
Viktima është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa i dyshuari është në arrati.