Plagoset një person në fshatin Miradi e Epërme në Fushë-Kosovë
Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Miradi e Epërme të Fushë-Kosovës.
Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka thënë se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 21:00, Policia ka pranuar informatën për plagosje në fshatin Miradi e Epërme në Fushë Kosovë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku sipas informacioneve fillestare një person ka mbetur i lënduar, që dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit”, ka thënë Pllana për Klan Kosova.