Plagoset me armë zjarri një person në Vushtrri: I dyshuari në arrati, katër persona shoqërohen për intervistim - NACIONALE

Plagoset me armë zjarri një person në Vushtrri: I dyshuari në arrati, katër persona shoqërohen për intervistim

2 orë më parë

nga NACIONALE

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri, sot rreth orës 15:00, në Vushtrri.

Lajmin për Gazetën Nacionale e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.

Zahiti ka bërë të ditur se viktima është një mashkull në moshë madhore, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.

Sot, rreth orës 15:00, Policia në Vushtrri ka pranuar informatën se një person është plagosur nga arma e zjarrit. Personi i lënduar mashkull madhor, është dërguar për trajtim mjekësor”. - tha Zahiti.

Sipas tij, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në arrati, ndërsa policia ka nisur veprimet operative dhe hetimore për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Policia po ndërmerr veprime te nevojshme operative dhe hetimore, ndërsa është në kërkim të personit të dyshuar. Në kuadër të veprimeve fillestare hetimore, janë shoqëruar për intervistim katër persona si të dyshuar për pjesëmarrje ne ngjarje. Rrjedha hetimore po zhvillohet në koordinim me Prokurorin kompetent” - deklaroi Zahiti.

Lajme të ngjashme