Pikat kufitare, pritje deri në 1 orë për të hyrë në Kosovë - NACIONALE

Pikat kufitare, pritje deri në 1 orë për të hyrë në Kosovë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Sipas raportit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet me të gjata për të hyrë në Kosovë mëngjesin e sotëm janë te Dheu i Bardhë, deri në një orë, kurse në Merdarë 30 deri në 40 minuta pritje.

Pritje ka edhe për të dalë nga Kosova. Në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 20 minuta.

Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet fqinje, nuk ka pritje më shumë se 5 minuta në hyrje dhe dalje.

Gjatë hyrjes tek Dheu i Bardhë kolonat janë të gjata deri në 200 metra, kurse në Merdarë deri në 150 metra.

Megjithatë, në pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona.

Lajme të ngjashme