Petrit Hajdari merr mbështetje nga deputetët dhe zyrtarët e lartë të PDK-së nga Drenasi: I pari është qytetari i Drenasit - NACIONALE

Petrit Hajdari merr mbështetje nga deputetët dhe zyrtarët e lartë të PDK-së nga Drenasi: I pari është qytetari i Drenasit

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetë dhe zyrtarët e lartë të PDK-së nga Drenasi i kanë dhënë sot mbështetje kandidatit të PDK-së për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari.

Ata sot kanë vizituar kandidatin e PDK-së për kryetar të Drenasit duke i dhënë mbështetjen e tyre.

Petrit Hajdari i ka falënderuar zyrtarët e PDK-së për mbështetjen.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hajdari ka shkruar se i pari është qytetari i Drenasit, e programet politike janë veç shërbim ndaj tij.

"Bashkimi, unifikimi dhe shërbimi është ajo që i duhet Drenasit. Energjitë e PDK-së në Drenas janë të bashkuara rreth një projekti që synon t'i japë Drenasit pamjen dhe qeverisjen që meriton", ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme