Petkoviqi i reagon Kurtit: Asociacionin s’e duam si lëvozhgë, por me pushtete thelbësore
“Asociacioni s’na duhet veç si lëvozhgë, por me pushtetet thelbësore të parapara në marrëveshje”, ka thënë kryenegociatori i palës serbe, Petar Petkoviq, në një konferencë për media menjëherë pas konferencës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili denoncoi gjerësisht një “konpirim” që ai supozon ta ketë vërejtur ndaj ndërmjetësuesit të Brukselit, Miroslav Lajçak dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Petkoviq, duke i rënë borisë së kahershme të propagandës ndaj shtetit të Kosovës si tërësi, pretendon se “Serbia shkon në dialog sepse kërkon zgjidhje politike, por se s’bëhet fjalë për njohje të Kosovës”, siç e cituan mediat serbe.