Petkoviq zbraz mllef: Njohja e Kosovës, film që nuk keni për ta parë
E mori vetëm pjesën e parapëlqyer të deklarimit të zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, se dialogu Kosovë-Serbi ka për qëllim “normalizimin e marrëdhënieve e jo njohjen”; por e shmangu atë që njohja e ndërsjellë “mund të jetë rrjedhojë logjike e normalizimit të marrëdhënieve”.
Kryenegociatori i palës serbe, Petar Petkoviq, tha se njohja e Kosovës “është një film që nuk do ta shihni”.
“Zëdhënësi i BE-së ka absolutisht të drejtë kur thotë që normalizimi i marrëdhënieve s’ka të bëjë me njohjen e Kosovës. Është shqetësuese që një premisë e mirë çon në konkluzioneve krjetësisht të gabuara, kjo me dëshirën e disa shteve të fuqishme që Serbia të njohë shkëputjen e dhunshme të një pjese të territorit të saj. Nuk do ta shihni këtë film”, ka shkruar Petkoviq në “X”.
Портпарол ЕУ је апсолутно у праву да циљ процеса нормализације није признање тзв. Косова. Забрињавајуће је да из добре премисе долази до сасвим погрешног закључка који нема везе с логиком, већ са жељом моћника да 🇷🇸 призна насилну сецесију своје територије. Тај филм неће гледати! https://t.co/Sm5qQycKUk
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) July 1, 2024