Petkoviq- Kurtit: Mendohu dy herë nese tenton t’i tregosh muskujt karshi serbëve dhe Beogradit
Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq i ka thënë kryeministrit Kurti, që të mendojë dy herë nësë tenton t’i tregojë muskujt me serbët e Kosovës në Beograd.
“Nuk do t’i sjellë asgjë të mirë e as nuk do t’ia zgjidhë problemet e tij me kufizimet e energjisë, grevat e mësimdhënësve dhe qytetarëve të pakënaqur që çdo ditë shprehin rebelim social në gjithë Prishtinën”, ka thënë Petkoviq.
Tutje ai tha se Kurti është i fortë vetëm në thyerjen e marrëveshjeve.
“Kështu që Kurti le të ushqehet dhe inkurajohet nga imazhi i tij në rrjetet sociale dhe duke shkuar vjedhurazi në veri të Kosovës, ku mund të shohë vendosmërinë e serbëve për të formuar Asociacionin, mos lejoni masat e tij të njëanshme dhe anti-bazike dhe sa ata e duan vendin e tyre të vetëm, Serbinë. As xhipat e blinduar Rosu dhe njësitë speciale nuk mund ta ndihmojnë atje”, ka deklaruar Petkoviq.