Petkoviq i reagon Sveçles: Policia e Kosovës në Veri duhet të operojë nën urdhërat e Drejtorisë së Veriut - NACIONALE

Petkoviq i reagon Sveçles: Policia e Kosovës në Veri duhet të operojë nën urdhërat e Drejtorisë së Veriut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkoviq, ka shkruar në Twitter duke iu përgjigjur ministrit të Mbrojtjes Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se “Policia ka autoritet të shkojë në veri të Kosovës pa autorizimin e KFOR-it për të garantuar paqe dhe siguri.

Në reagimin e tij, Petkoviq “Policia e Kosovës në Veri duhet të operojë nën urdhërat e Drejtorisë së Veriut”.

"Nëse Svecla thotë se PK-ja ka të drejtë të veprojë edhe në veri, mund t'i referohet vetëm Drejtorisë së Policisë Veri, e cila sipas marrëveshjes së Brukselit përbëhet nga 95 për qind serbë. Problemi është se Svećlja asnjëherë nuk ia ka njohur atë të drejtë Drejtorisë së Policisë Serbe-Veri, të cilën ai gjithmonë e anashkalonte." - shkroi Petkoviq në Twitter.

Lajme të ngjashme