Pesë vjet nga vdekja e Bajram Rexhepit
Sot bëhen pesë vjet që nga vdekja e ish-kryeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepi.
Ish-kryeministri, Bajram Rexhepi në prill të vitit 2017 u shtrua në spital pasi pëso sulm në organet vitale të trupit.
Pas kësaj, ai ishte dërguar për shërim në Turqi. Rexhepi as pas pesë muajsh trajtim me sëmundjen, ndërroi jetë me 21 gusht 2017.
Ai la pas vetes bashkëshorten dhe vajzën.
Bajram Rexhepi u lind në Mitrovicë më 3 qershor 1954. Ai kishte studiuar në Zagreb teksa kishte punuar si kriurg në spitalin e Mitrovicës.
Ai ishte edhe pjesë e UÇK-së, ku shërbeu për tre muaj si mjek.
Më 4 mars 2002, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin si kryeministrin e parë të Kosovës së pasluftës.
Më 1 prill 2010, Rexhepi u emërua ministër i Punëve të Brendshme.
Ndërsa, viteve të fundit të jetës, ai ishte tërhequr nga politika