Pesë të vdekur nga përplasja e një treni me një veturë në Hungari - NACIONALE

Pesë të vdekur nga përplasja e një treni me një veturë në Hungari

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Një tren është përplasur me një automjet në një kalim hekurudhor në jug të Hungarisë të hënën në mëngjes duke lënë të vrarë pesë persona.

Policia ka bërë të ditur se nga aksidenti kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe katër pasagjerët.

Sipas deklaratës së dhënë nga policia nuk ka pasur të lënduar nga pasagjerët në tren, përveç drejtuesit të trenit që është dërguar në spital me lëndime të lehta.

Kompania shtetërore hekurudhore e Hungarisë, ka thënë se nuk ka pasur asnjë portë apo sinjal elektrik në vendkalimin hekurudhor rural, duke shtuar se pjesa e prekur e linjës së hekurudhës është mbyllur për trafikun e trenave.

Lajme të ngjashme