Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, të arrestuar edhe dy të mitur
Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, të arrestuar edhe dy mitu
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.
Në mesin e të arrestuarve, janë edhe dy të mitur.
“Prishtinë 19.01.2026-10:00. Është raportuar se viktima femër kosovare, ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
“Prishtinë 19.01.2026-13:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare dhe bashkëshortin e saj mashkull kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.
“Ranillug 19.01.2026 – 23:30. Ankuesi mashkull kosovar, raporton se janë sulmuar fizikisht ai dhe gruaja e tij, nga djali i tyre. Viktimave u është ofruar ndihma mjekësore dhe me pas janë liruar në shtëpi. I dyshuari është arrestuar, me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë”, njofton Policia.
“Deçan 19.01.2026-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i mitur pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
“Malishevë 19.01.2026-19:00. Është arrestuar i dyshuarimashkull kosovar, i mitur pasi që i njëjti e ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.