Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë - NACIONALE

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Pesë raste të dhunës janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

Raport shtesë:

DHUNË NË FAMILJE

Obiliq 28.12.2025-15:35. Lidhur me rastin me 30.12.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

KANOSJE/DHUNË NË FAMILJE

Pejë 30.12.2025-16:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka ofenduar dhe kanosur bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Istog 29.12.2025-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Nga viktima është sekuestruar një qese me substancë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

· Rahovec 30.12.2025-09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Malishevë 30.12.2025-11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme