Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.
DHUNË NË FAMILJE
· Fushë Kosovë / 12.10.2025 – 04:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje dyshohet se janë përleshur në mes veti duke e goditur fizikisht njëri-tjetrin. Të njëjtit pasi kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë intervistuar, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.
· Prishtinë / 12.10.2025 – 10:14. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka ushtruar ndaj viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari ne kërkim policor.
· Podujevë / 12.10.2025 – 18:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti vazhdon te trajtohet në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Pejë / 12.10.2025 – 15:30. Viktima mashkull kosovar ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer vepren e lartcekur ndaj tij. Me vendim të prokurorit dhe me rekomandomi të mjekut i dyshuar është dërguar në repartin e psikiatrisë për tretman mjekësor. Rasti shkon në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Vushtrri / 12.10.2025 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në prezencë të policisë ka ushtruar dhunë ndaj viktimes mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedur të rregullt