Përzierja e Kurtit në zgjedhjet e Maqedonisë, Gashi e arsyeton: U kërkoi të mos e mbështesin Ballkanin e Hapur - NACIONALE

Përzierja e Kurtit në zgjedhjet e Maqedonisë, Gashi e arsyeton: U kërkoi të mos e mbështesin Ballkanin e Hapur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shkëlzen Gashi, analist, e ka quajtur “sukses” rolin kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet Presidenciale të Maqedonisë së Veriut, nën pretendimin se kërkoi nga VLEN-i që të mos e mbështesin Ballkanin e Hapur.

“Për mua çfarë është e rëndësishme është pse është angazhuar Kurti atje, cila ka qenë arsyeja e tij së paku ajo që ka qenë publikisht. Ai ka kërkuar nga ata që i ka mbështetur se nëse vini në pushtet Ballkanin e Hapur mos e mbështetni”, ka thënë Gashi në "Pressing".

Gashi gjithashtu thumboi kryeministrin Rama dhe mbrojti Kurtin duke pohuar se kryeministri i Kosovë “është përzier direkt, jo sikur Rama indirekt”.

Lajme të ngjashme