Përzërja e VV-së në zgjedhjet e Maqedonisë, Thaçi: Kosova nuk e ka komoditetin për ndërhyrje të tilla - NACIONALE

Përzërja e VV-së në zgjedhjet e Maqedonisë, Thaçi: Kosova nuk e ka komoditetin për ndërhyrje të tilla

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi, ka komentuar mbështetjen e VV-së për një parti shqiptare në zgjedhjet e ardhshme në Maqedoninë e Veriut.

Ai ka bërë me dije se Kosova nuk e ka komoditetin që partia që është në pushtet të përfshihet në zgjedhjet e vendeve fqinjë.

Në një prononcim për RTV21, ai ka thënë se kjo mund të jetë një alibi për ndërhyrje edhe të Serbisë dhe Rusisë në këto zgjedhje.

“Asgjë e re dhe asgjë e palejueshme, që një parti politike shqiptare në Kosovë apo në Shqipëri, të ketë mbështetje për një tjetër parti. Por është precedan i keq kur ajo parti është në pushtet. Duhet pasur shumë pretekst apo alibi implikimeve të Serbisë, të Rusisë, në organizimin politik te partitë maqedonase, nëpërmjet këtij implikimi që po mundohet qa ta bëjë dikush. Vështirësitë që i ka Kosova nuk mendoj se ia japin komoditetin një ndërhyrje të këtillë. Prandaj nuk duhet t’u japim argumente të tjerëve, kundërshtarëve tanë që t’i legjitimojnë ndërhyrjet e Rusisë.”, ka thënë Thaçi.

Lajme të ngjashme