Përuroi edhe një urë, zyra e Kurtit ndan pamjet
Kryeministri në largim, Albin Kurti të enjten ka përuruar edhe një urë, për të clën u shpeh se është 134 metra. Ajo ndodhet në Rogovë të Hasit.
Zyra e tij ka ndarë pamje nga ky përurim, si dhe njoftoi për fjalimin që e tha Kurti atje.
“Në fund të vitit 2023 është nënshkruar kontrata, në prill të vitit 2024 kanë filluar punimet dhe falënderojmë operatorin ekonomik që ka përfunduar gjithçka brenda një viti. Dhe ja ku jemi tash në prill të vitit 2025, po e lëshojmë në përdorim këtë urë e cila e ka gjerësinë 10 metra, prej tyre 6.5 metra është për automjete, e 3.5 metra nga 1.75 metra në të dy anët, është për këmbësore.
Pra, njëfarë mënyre, përafërsisht dy të tretat janë për automjete, një e treta është për këmbësorë. Gjatësia e gjithmbarshme është rreth 134 metra dhe besoj që kjo urë, kaq shumë e vonuar, më në fund u realizua dhe është lajm i mirë edhe për juve, edhe për të gjithë ata të cilët do të shkojnë e vijnë në Rogovë” – citohet se ka thënë ai.