Përurohet impianti për trajtimin e ujërave të zeza në Pejë
Sot do të bëhet përurimi i projektit të impianti për trajtimin e ujërave të zeza në Pejë
Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, si dhe përfaqësues të Komunës së Pejës dhe organizatave gjermane dhe zvicerane në Kosovë do të përurojnë Impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në rajonin e Pejës.