Përurimi i nënkalimin në Ferizaj, Reçica: Ky investim madhor është rezultat i punës së kryetarit Agim Aliu
Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, është shprehur i kënaqur me përurimin e nënkalimin te Stacioni Policor në Ferizaj.
Ai ka vlerësuar se ky projekt lehtëson qarkullimin, rrit sigurinë dhe sjell frymë modernizimi në këtë qytet.
Në profilin e tij në “Facebook”, Reçica ka shkruar se ky investim madhor është rezultat i punës dhe përkushtimit të kryetarit Agim Aliu.
“Ferizaj sonte ka shkruar një kapitull të ri zhvillimi me përurimin e nënkalimit më të madh dhe më të veçantë në Republikën e Kosovës. Ky projekt modern lehtëson qarkullimin, rrit sigurinë dhe sjell frymë modernizimi në qytetin tonë. Ky investim madhor është rezultat i punës dhe përkushtimit të Kryetarit Agim Aliu, i cili me vizion, guxim dhe angazhim të pandalshëm po e shndërron Ferizajn në një shembull të zhvillimit urban. Nënkalimi është dëshmi e qartë se kur ekzistojnë vullneti dhe bashkëpunimi, arritjet e mëdha mund të bëhen realitet për qytetarët tanë”, ka shkruar Reçica.