Persona të panjohur heqin tabelën e MAPL-së në Zubin Potok, policia nis hetimet - NACIONALE

Persona të panjohur heqin tabelën e MAPL-së në Zubin Potok, policia nis hetimet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se është larguar tabela e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila ishte vendosur në objektin e Qendrës për Punë Sociale dhe në Stacionin e Zjarrfikësve në Zubin Potok.

Në raportin 24 orësh të policisë është bërë me dije se një veprim i tillë është bërë nga persona të panjohur.

Policia ka treguar se kanë nisur hetim për këtë rast.

DËMTIM APO ASGJËSIM I PASURISË – Zubin Potok 31.01-01.02.2024 – 15:00-08:00. Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur është larguar nga objekti i qendrës tabela të cilën e kishte vendosur Ministria e Pushtetit Lokal. Po ashtu ishte dëmtuar edhe vendi (fasada) ku ishte e vendosur tabela. Rasti nën hetime”, është thënë në raportin policor.

Lajme të ngjashme