Përqeshi të folurën e Haradinajt, komentuesit e “gozhdojnë” deputeten e VV-së: “Servile e pështirë”, “deputete e mjerë” - NACIONALE

Përqeshi të folurën e Haradinajt, komentuesit e “gozhdojnë” deputeten e VV-së: “Servile e pështirë”, “deputete e mjerë”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, mbrëmë në një postim ka tejkaluar çdo limit.

Duke e komentuar kritiken e liderit të AAK-së, Ramush Haraidnaj, për Qeverinë Kurti, ajo ka përqeshur të folurën e të parti të AAK-së.

Kjo ka bërë që statusi i saj në “Facebook” të komentohet dhe të kritikohet ashpër nga shumë ndjekës të saj.

Ata kanë dënuar gjuhen e ulët të deputetes ndaj një ish-komandanti të UÇK-së.

Sipas tyre, ky është një bullizem i deputetes së VV-së.

Ndërsa, disa komentues tjerë nuk janë kursyer nga fyerjet për deputeten, duke e cilësuar si “servile e pështirë”, dhe “deputete e mjerë”.

Gjuha e deputetes Pacolli është dënuar edhe analisti Ilir Mirena.

Ai ka bërë me dije se kjo tregon për degjenerimin e gjuhës se një deputeti.

Në profilin e tij në “Facebook”, Mirena ka shkruar se kur dikush publikisht flet kështu, mund të paramendohet se çka flet në biseda private.

Degjenerimi i gjuhes se nje deputeteje te VV’se. Kur kjo shkruan, bullizon, e tallet keshtu publikisht me menyren se si flet dikush, paramendojini bisedat e saj private. Edhe mos harroni çfare page merr prej taksave te qytetareve te Kosoves. Minimum nje 2 mijeshe i del n’muaj. Pse pra mos me ba hajgare e me lshu gjuhen pa kontroll?…”, ka shkruar Mirena.

Lajme të ngjashme