Përplasjet e PDK-së dhe AAK-së me VV-në Kuvend, Gashi: Po mungon një pozicionim i qartë i LDK-së
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar ndaj situatës se stome në Kuvend, ku nuk kanë munguar përplasjet e ashpra të PDK-së dhe AAK-në me deputetët e VV-së.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka kritikuar lideshipin e partisë.
Sipas tij, po mungon një pozicionim i qartë dhe i fortë i LDK-së.
“Situata në Kuvend po shkon drejt përplasjeve fizike, ndërsa insistimi për bllokimin e tij vazhdon. Në këtë moment kritik, po mungon një pozicionim i qartë dhe i fortë i LDK-së. Në fakt, Kosovës po i mungon LDK-ja. Po i mungon fryma Rugoviane. Sepse kur institucionet bllokohen dhe tensionet rriten, Kosovës i duhet më shumë dialog, maturi, shtet dhe Republikë. Është koha që LDK-ja të flasë”, ka shkruar ai.