Përplasje ndërmjet Mërgim Lushtakut e Armend Mujës, deputeti i PDK-së lëshon mbledhjen - NACIONALE

Përplasje ndërmjet Mërgim Lushtakut e Armend Mujës, deputeti i PDK-së lëshon mbledhjen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përplasje ndërmjet Lushtakut e Armend Mujës, deputeti i PDK-së lëshon mbledhjen

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, e ka lëshuar mbledhjen e Komisionit për Buxhet. Kjo pas një përplasje me deputetin e VV-së njëherësh kryetarin e Komisionit, Armend Muja.

Deputeti Lushtaku kërkoi që në pikë të rendit të ditës të jetë propozimi i grupit punues për mbikëqyrje të zbatimit të Ligjit për BQK-në që të angazhojë dy ekspertë për këtë çështje.

Kërkesa e Lushtakut është mbështetur edhe nga deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

Megjithatë kërkesa e të dyve nuk u mor parasysh nga kryetari i Komisionit, Armend Muja. Pas kësaj, Mërgim Lushtaku lëshoi mbledhjen. /EO

Lajme të ngjashme