Festimet e Halloween në Seul, frikë për shumë të vdekur nga përplasjet në turma
Një numër njerëzish dyshohet se kanë vdekur pas përplasjeve mes turmave të mëdha të Halloween në një zonë të njohur të jetës së natës në kryeqytetin e Koresë së Jugut.
Sipas BBC-së, video të publikuara në mediat sociale, tregojnë një numër njerëzish pa ndjenja duke u trajtuar në rrugë nga shërbimet e urgjencës.
Është bërë e ditur se turmat ishin mbledhur për festimet e para të Halloween, ndërsa sipas zyrtarëve përplasjet mes tyre kanë lënë shumë persona me probleme të frymarrjes.
#SouthKorea: About 81 people have been receiving CPR after suffering from cardiac arrest in #Seoul's #Itaewon area due to overcrowding during the #Halloween festivities in Itaewon, a popular nightlife district in Seoul. pic.twitter.com/dgyGmFYaNb
— Wᵒˡᵛᵉʳᶤᶰᵉ Uᵖᵈᵃᵗᵉˢ𖤐 (@W0lverineupdate) October 29, 2022
Zyrtarët lokalë mjekësorë deri më tani kanë thënë vetëm se ka njerëz në “arrest kardiak”, duke mos dhënë njoftim zyrtar për vdekje.
Është raportuar se në zonën që festohej Halloween-i, ka pasur të mbledhur rreth 100 mijë persona.