Përplasje mes dy grupeve në Fushë-Kosovë, plagoset me armë zjarri një person - NACIONALE

Përplasje mes dy grupeve në Fushë-Kosovë, plagoset me armë zjarri një person

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona për veprën penale vrasje në tentativë në Fushë Kosovë.

Sipas policisë, dy grupe janë rrahur mes vete ku për pasojë një person është plagosur në këmbë me armë zjarri.

Raporti i plotë:

VRASJE NË TENTATIVË

Fushë Kosovë 14.12.2024-23:30. Është raportuar për një përleshje në mes dy grupeve ku si pasojë një person mashkull kosovar është plagosur në këmbë nga arma e zjarrit, i cili pas tretmanit mjekësor në QKUK është liruar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja. Lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme