Përplasje me armë zjarri mes shqiptarëve në Itali, mbetet i vrarë një person - NACIONALE

Përplasje me armë zjarri mes shqiptarëve në Itali, mbetet i vrarë një person

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mediat italiane kanë raportuar se një shqiptar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Pisa të Italisë, pas një përplasje me disa bashkëkombas të tij.

Siç u raportua, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sasso Pisano në provincën e Pisas.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të saj dhe ndalimin e personave të përfshirë në përplasjen që solli një viktimë.

Emri i viktimës nuk bëhet ende i ditur ndërsa nuk dihet shkaku pse ka nisur sherri mes shqiptarëve.

Lajme të ngjashme